Inter nuk ka arritur të mbajë epërsinë ndaj Sampdorias 1:0, pasi në fund është mposhtur me rezultat 1:2. Golin e vetëm për Interin e shënoi D’Ambrosio, ndërsa për skuadrën mysafire shënuan Schick dhe Quagliarella. Pas kësaj humbje gjasat e Interit për një vend në Ligën e Kampionëve janë zvogëluar në maksimum, pasi tashmë bie në vendin e gjashtë me 55 pikë, 9 më pak se sa Napoli në vendin e tretë.