Armando Sadiku është një nga lojtarët më të mirë në përfaqësuesen tonë, por kohët e fundit nuk ka mundur që të luajë titullarë ndaj Italisë, ndërkohë që me Bosnjën nuk pati asnjë minutë. Jashtë fushave të lojës pas një foto të publikuar nga një prezantuese nga Kosova,
Blerona Zeqiri janë përhapur zëra se mes tyre mund të kenë diçka më shumë. Moderatorja e njohur është kapur “mat” me sulmuesin e kuqezinjve, në një nga lokalet e kryeqytetit. Nuk dihet nëse mes tyre ka diçka më shumë, por ditët e ardhshme pritet të zbulohen detaje të reja.