Burimet e ujit të ëmbël të pijes nuk janë të pashtershme, gjë që shumë pak njerëz e dinë, ndërsa çmimi i ujit nuk i motivon sa duhet, veçanërisht në qoftë se nuk kanë matës për konsumin e tyre që gjatë larjes ta shohin se sa ujë përdorin. Vetëm një familje mund t’i kursejë deri në 75.000 litra ujë në qoftë se e mbyllë rubinetin gjatë larjes së dhëmbëve, enëve, rruajtjes, etj, transmeton Koha.net.
Nga rubineti i hapur derdhen 10 deri 17 litra ujë në minutë.
Konsumi: Nëse rubineti është i hapur derisa i lani dhëmbët ju i shpenzoni 40 deri 60 litra ujë.
Kursimi: Mbyllni rubinetin derisa i lani dhëmbët dhe do t’i shpenzoni rreth 2 litra ujë. Do t’i kurseni 38 litra ujë.
Konsumi: Për larjen e enëve me rubinet të hapur i shpenzoni rreth 120 litra ujë.
Kursimi: Nëse e mbushni lavamanin dhe në të i lani enët, ju do t’i shpenzoni rreth 20 litra ujë. Do t’i kurseni 100 litra ujë.