Nëse dëshironi të bëheni të pasur filloni të investoni dhe nisni ta bëni një gjë të tillë sa më parë të mundeni. “Të bëhesh i pasur është një çështje përkushtimi dhe të qëndruarit sistematik në kursime dhe në një plan investimesh”, shkruan në librin e tij “Çiftet e zgjuara përfundojnë të pasur”, këshilluesi financiar David Bach. “Nuk ka nevojë të kesh para për të bërë para”, shkruan ai. “Duhet vetëm që të marrësh vendimet e duhura dhe të veprosh në bazë të tyre”. Për të ilustruar thjeshtësinë e të bërit para me kalimin e kohës, Bach krijoi një grafik, duke detajuar sa para duhet të vini mënjanë çdo ditë, muaj apo vit, në mënyrë që kur të keni mbushur 65-vjeç të keni kursyer 1 milion dollarë. Grafiku merr parasysh që e keni nisur me zero para investim. Teksa shifrat në këtë grafik mund të mos jenë ekzakte, në vetvete ilustron se me përkushtimin e duhur për të kursyer, qoftë edhe pak dollarë në ditë, ose lekë në rastin e Shqipërisë, diferenca mund të jetë e madhe. Kështu që, herën tjetër që po mendoni të pini një kafe të dytë, apo të uleni në një lokal që e ka atë mbi 100 denarë, mendoni për këtë grafik dhe ato para vendosini mënjanë tek kursimet.
Sa para duhet të kurseni çdo ditë për t’u bërë milionerë (FOTO)
Leave a comment