Edhe pas shumë orësh pasi drogat ta kenë arritur efektin e tyre në trup, elementet e saj mund të mbesin edhe për një kohë të caktuar në trupin e njeriut, më së shumti në flokë, sistemin e qarkullimit të gjakut dhe urinë. Por, llojet e drogave nuk e kanë të njëjtë kohën e largimit të substancës nga trupi i njeriut. Marihuana është droga që merr më së shumti kohë të zhduket nga trupi i njeriut. Pasi të merret, kjo drogë qëndron në gjakun e njeriut për 336 orë, në urinë për 30 ditë, kurse në flokë për 90 ditë. Ndërkaq, trupit i duhen 48 orë që ta largojë kokainën nga gjaku. Kjo drogë qëndron në urinë për 4 ditë, kurse në flokë për 90 ditë, ndërkohë që heroina rri 12 orë në gjak e 4 ditë në urinë. Të gjitha llojet e drogave përveç LSD-së, duke përfshirë alkoolin, pas marrjes do të jenë për 3 muaj të pranishme në përbërjen e flokëve.