Sa herë në javë duhet të bëni dush?

Për shumicën e njerëzve një dush në mëngjes është pjesa kryesore e përditshmerisë. Pa atë ju mund të ndjeheni të çrregullt, të papastër dhe të ngathët për të vazhduar ditën . Një studim i fundit tregoi se disa britanikë kalojnë më shumë se tre ditë pa bërë dush. Por, sa shpesh në të vërtetë kemi nevojë për dush? Në fakt, sipas Dr Elaine Larson, një ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin Kolumbia të Nursing’ut, ka thënë për revistën Time se duhet të paktën një herë ose dy herë në javë të bëni dush, por jo më shumë. Shumica e ekspertëve janë dakord se teprimi i larjes në fakt mund të hapë më shumë probleme, gjëra të tilla si plasaritje e lëkurës që lejon mikrobet për ti marrë brenda, pastaj zhveshja nga vajra të shëndetshme etj. Edhe Dr. Brandon Mitchell, asistent profesor i dermatologjisë në Universitetin George Washington, beson se për shëndet të mirë – një herë ose dy herë në javë është e mjaftueshme të bëni dush.