Partia qeveritare Socialdemokrate (PSD), e cila fitoi në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit në Rumani i emëroi ministrat në qeverinë e mandatarit Sorin Grindeanu, ndërsa Parlamenti sot duhet ta konfirmojë zgjedhjen e tyre. “Kjo është qeveri e përbërë nga njerëz me përvojë, dituri profesionale dhe etikë pune, të nevojshëm që të realizohet programi i përpiluar”, deklaroi lideri i PSD-së, Liviu Dragne. Shevil Shajdes, të cilën partia e emëroi për mandatare, që presidenti i Rumanisë Klaus Johanis e refuzoi dhe i është ofruar vendi zëvendëskryeministre dhe ministre e Zhvillimit Rajonal. Për ministër të Punëve të Jashtme është emëruar 75-vjeçari Teodor Melaskanu, i cili ka hyrë në Ministri gjatë erës komuniste. Melaskanu ishte ministër i Punëve të Jashtme nga viti 1992 deri në vitin 1996, ndërsa ditë edhe në vitin 2014. Ai gjithashtu ishte në krye të agjencisë rumune për politikë të jashtme. Në qeveri midis të tjerëve do të jetë edhe deputetë shumëvjeçar Viorel Stefan, i cili është në krye të Ministrisë së Financave, ndërsa në Ministrinë e Drejtësisë është emëruar deputeti majtist Florin Iordake. Për ministre të Punës është propozuar Lia Olguta vasilesku, kundër të cilës vitin e kaluar u ngrit aktakuzë për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës me qëllim të përfitimit dhe larjes së parave. Partia e Grindeanus korri fitore bindëse në zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe së bashku me partnerin e koalicionit ALDE ka 250 nga gjithsej 465 vende të deputetëve në dy dhomat e Parlamentit. Presidenti Johanis më 30 dhjetor pranoi që Grindeanu, ish-zëvendës-perfekti 43-vjeçar i Temishvarit të emërohet për mandatar. Johanis paraprakisht e refuzoi propozimin e Partisë majtiste Socialdemokrate që ta emërojë Shajden për mandatare për përbërje të qeverisë së re. Në qoftë se Shajde zgjidhej në këtë funksion ajo do të ishte femra e parë kryeministre dhe myslimanja e parë në këtë pozitë në Rumani. Klaus ka qenë kundër nominimit të Shajdes për shkak të mbështetjes, që bashkëshorti i saj, i cili është i lindur nga Siria, ia ka shprehur presidentit sirian Bashar al Asad në rrjetet sociale.