Shkup, 6 dhjetor – Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim të hënën mbrëma organizoi një event me temë “Rrugëtimi i femrës shqiptare drejt suksesit”. Në kuadër të këtij eventi, në panelin diskutues të ftuara ishin femra të suksesshme nga sfera të ndryshme përfshirë këtu artin, biznesin dhe arsimin. Si paneliste morën pjesë Teuta Ajdini Jegeni aktore e shquar pranë teatrit shqiptar në Shkup, Merita Koxhaxhiku drejtoreshë e shkollës “Imri Elezi” dhe Elita Zylbeari Masha drejtuese dhe ko-themeluese e projektit “Ëilson School Campus Macedonia”, themeluse e Infinity Mg, kompani ndërtimi dhe investime në energji alternative, gjithashtu dhe investime në patundshmëri në Shqipëri dhe Austri si dhe Shkodrane Dardhishta drejtoreshë në Institutin për shërbime të përgjithshme në qendrën klinike në Shkup. Mes të tjerave, kryetarja e Forumit të Gruas, Amela Cana, falënderoi të gjithë të pranishmit në këtë event, për të cilët më pas edhe shpërndau mirënjohje, ndërkohë që këtë event e moderoi Fatmire Hoxha, njëherësh kandidate për deputete nga radhët e BDI-së.