Aksi rrugor Mavrovë-Dibër në pjesën nga Ura e Mullisit deri te f. Dolno Kosovrasti sot nga ora 13.00 deri në orën 17:00 do të jetë në ndërprerje në dy akset rrugore. Ndërprerja, siç kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, është për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore.
Në akset tjera rrugore nëpër shtet komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.