Sigal Prishtina nuk është duke kaluar momente të mira këtë edicion, pasi problemet me lojë në disa ndeshje dukët që ka shtuar nervozizmin tek disa basketbollistë, dy prej të cilëve dukët që kanë kaluar limitin e sportivitetit. Korneri.net mëson se sot gjatë ndeshjes Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi, janë rrahur mes vete Drion Hajrizi dhe JR Rhett. Pas këtij gjesti aspak sportiv, pritet të shikohet vendimi i zyrtarëve të klubit, se a do të ketë largim të njërit nga skuadra apo vetëm suspendim.