Atletja çeke Denisa Rosolova ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë garave në Kampionatin Evropian në Beograd, shkruan zeri.info. Gjatë kualifikimeve në vrapimin në 400 metra, Rosolova është rrëzuar pasi është shtyrë nga rivalja franceze Floria Guei, të cilën më pas gjyqtarët e kanë diskualifikuar. Ndërkohë, atletja çeke është dërguar urgjentisht në spital. 30-vjeçarja Rosolova ka qenë kampione evropiane në 400 metra në palestër, ndërsa rrëzimi i saj ka qenë mjaft i rëndë. “Kemi shkuar në spitalin ushtarak, atje do t’i bëhet rëntgeni dhe disa incizime tjera. Ka dhimbje koke dhe abdomeni”, ka thënë mjeku i kombëtares çeke, Jiri Neumann.