Rrezatimi në reaktorin bërthamor në Fukushima është në nivelin më të lartë nga katastrofa që ndodhi në vitin 2011, për ç’asrye duhej të tërhiqet roboti që u dërgua të bëjë pastrim paraprak. Roboti u “vra” pas dy orëve punë, dy kamera u errësuan, ndërsa u dëgjua edhe zhurmë. Këto janë shenja të nivelit ekstrem të lartë të rrezatimit, njoftoi kompania e Tokios për energji elektrike (TEPKO). Supozohet se roboti i është ekspozuar rrezatimit prej 650 siverta në orë. Nëse ndonjë njeri hynte në reaktor, ai do të vdiste po të njëjtin moment. Ende nuk dihet nëse TEPKO do të dërgojë robot të ri.