Rreth 34 milionë njerëz nga 500 milionë sa jetojnë në Bashkimin Evropian konsiderohen migrantë. Nga ky numër 14,3 milionë janë qytetarë të BE-së, të cilët kanë shfrytëzuar mundësi për lëvizje të lirë në kuadër të Unionit, ndërsa më pak se 20 milionë kanë hyrë në BE nga shtete që nuk janë anëtare. Sipas hulumtimit të Eurostatit, më shumë se 45 për qind banorë në Luksemburg janë të huaj. Vijojnë Qiproja me 19,5 për qind të huaj, Letonia me 15,2 për qind, Estonia 14,9, Austria 12,5, Irlanda me 11,8 dhe Belgjika me 11,3 për qind të huaj.
Në shtete nga Evropa Lindore më pak se një për qind të huaj jetojnë në Poloni, Rumani, Kroaci dhe Lituani, ndërsa është interesant se më së shumti polakë jetojnë në shtete tjera të BE-së. Numri i punëtorëve të huaj të cilët punojnë në afat të shkurtë në BE është i vogël edhe krahas rritjes prej 60 për qind nga viti 2010 deri në vitin 2015. Më së shumti punëtorë të tillë ka në Gjermani – më shumë se 418 mijë, ndërsa vijojnë Britania e Madhe me 177.000 dhe Belgjika me 156 mijë punëtorë. Valë më e madhe e migrantëve u regjistrua në vitin 2015 dhe 2016, ndërsa pjesë më e madhe prej tyre kanë arritur nga Siria dhe Lindja e Afërt.