Strasburg, 15 dhjetor – Parlamenti Evropian votoi rregulla të reja për vendosjen më të shpejtë të regjimit të vizave për hyrje në Bashkimin Evropian, me çka u hap rruga për liberalizimin e vizave për Ukrainën dhe për Gjeorgjinë. Rregullat e reja u votuan me 485 vota “pro” dhe 132 “kundër”. Me këtë deputetët e konfirmuan marrëveshjen politike të arritur para një jave midis negocuesve nga PE dhe Këshilli i BE-së. “E di se ky nuk është një tekst ideal, siç dëshironim që të ishte. Bëmë përjashtime të mëdha, por nuk i harruam qëndrimet që t’i mbrojmë të drejtat themelore dhe të ruajmë rolin e PE-së, deklaroi raportuesi i PE-së pas propozimit të Agustin Dias de Mera nga Partia Popullore Evropiane. Hyrja në fuqi e mekanizmit për udhëtimin pa viza ishte vendosur si kusht nga disa vende, që të pranohet marrëveshja për liberalizimin e vizave me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.