Një rrahje që ka bërë xhiron në tërë botën jo vetëm sportive. Ajo ndodhi në finalen e Kupës së Rusisë, ku u takuan Lokomotiva nga Moska dhe Ural, të cilën e fitoi skuadra moskovite me rezultat 2:0. Ngjau ajo që pak kush e kishte pritur, rrahje e madhe ndërmjet lojtarëve, duke shokuar të gjithë ë pranishmit në stadium. Finale e zezë apo e dajakut të madh! Kërciten grushte e shqelma dhe tamam i ngjanin skenave të karatesë e boksit. E gjitha ndodhi në fund të ndeshjes. Ndeshja finale u zhvillua në stadiumin Olimpik në Socchi.