Sulmuesi anglez, Wayne Rooney, ka një lajm të mirë për tifozët e Manchester Unitedit. Ai ka mohuar raportimet e mediave se do të transferohet në Superligën e Kinës, derisa pret të luajë më shumë me “Djajtë e Kuq”. “Futbolli është një lojë e çuditshme. Çdo gjë mund të ndodhë dhe gjërat ndryshojnë shumë shpejt, por unë jam i lumtur në Manchester United. Sigurisht, siç e kam thënë më parë, unë dua të luaj më shumë ndeshje”, ka deklaruar Rooney për Sky Sports. Mediat britanike kanë raportuar se ish-sulmuesi i Evertonit ka marrë një ofertë të jashtëzakonshme nga një ekip kine, i cili i ka ofruar 1 milion funte në javë ose 48 milionë funte në sezon.