Me 3-golëshin realizuar dje në mbrëmje në ndeshjen ndaj Atletico Madrid, sulmuesi portugez i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, ka hyrë në historinë e këtij derbi. CR7 ka thyer rekordin e një legjende të futbollit si Alfredo Di Stefano, duke qenë lojtari që ka realizuar më shumë gola në historinë e derbit të Madridit.
Para se të niste sfida, Ronaldo kishte realizuar 15 gola në përballjet mes Atletico dhe Real, dy më pak se Di Stefano. Por portugezi ishte nnë një mbrëmje magjike, duke realizuar dje një 3-golësh, duke u ngjitur në kuotën e 18 golave në 26 takime dhe duke kaluar legjendën Di Stefano.