Pas fitores së Ligës së Kampioneve me Real Madrid-in, për Cristiano Ronaldo-n kanë ardhur disa ditë të merituara pushimesh përpara Kupës së Konfederatave e programuar në Rusi nga 17 qershori deri më 2 korrik. Humori i mirë është vërtetë në shkallën sipërore për fenomenin portugez, i cili e ka lëshuar veten në një kërcim ekzaltues me disa miq të tij nën vështrimin e buzëqeshur të të fejuarës Georgina Rodriguez. Kjo e fundit është shtatzënë dhe pas disa muajsh do të sjellë në jetë dy binjakë.