Cristiano Ronaldo ka realizuar “Hat-Trick” të dielën, derisa kampioni evropian, Real Madrid, e ka fituar Botërorin e dytë të Klubeve pasi e mposhti ekipin japonez, Kashima Antlers, me rezultat 4:2 pas vazhdimeve, shkruan zeri.info. “Ky ka qenë një vit i pabesueshëm dhe i jashtëzakonshëm për mua dhe për ekipin”, ka thënë Ronaldo pas ndeshjes, pasi u zgjodh futbollisti më i mirë i finales. “Disa ditë më parë, unë e fitova Topin e Artë, kështu që ka qenë një vit perfekt për mua”, shtoi fituesi i katërfishtë i Topit të Artë.