Cristiano Ronaldo është një makineri e prodhimit të golave, ashtu si edhe e lajmeve. Ylli i Real Madrid-it së fundmi ka bërë jo pak bujë me bukuroshen e përmendur kudo në medie si e dashura e tij (e radhës), Georgina Rodriguez, teksa raportimi më i fundit zbulon diçka mjaft të lezetshme për personalitetin e tij. Kështu, portugezi duket se i ka gjetur partneres së tij një punë të re dhe nuk do shumë mend të kuptosh se lidhja ndërmjet tyre veçse po përforcohet, si raporti i 31-vjeçarit me … rrjetën. “El Espanol” zbulon se Rodriguez e ka humbur punën e saj te një butik “Gucci” në zemër të Madridit, ngaqë dyqani çdo ditë e më shumë rrethohej nga shumë fotografë të fshehur dhe gazetarë. E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të lajmit të publikuar për lidhjen e saj me kampionin e Evropës. Reagimi s’ka vonuar. Ronaldo e ka “shlyer gabimin” duke ndërhyrë për ta punësuar të dashurën e tij në një butik “Prada”, një nga dyqanet e tij të preferuara, ku blen rregullisht. Përgëzime, Cristiano! Një zotëri i vërtetë!