Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann takohen përsëri. Dy sulmuesit u vunë ballë për ballë në finale e Ligës së Kampionëve, në Milano, majin e kaluar, pastaj në finale e “Euro 2016”, të luajtur në Paris, dhe një herë tjetër më shumë si kandidatë për “Topin e Artë”. Portugezi doli në krye çdo herë, ndërsa në një intervistë me “France Football”, francezi tha me shaka: “Unë e urrej atë”! I linduri në Madeira nuk ka qenë në më të mirën e tij gjatë sezonit të tanishëm, por ka zhvilluar ndoshta lojën e tij më të mirë të sezonit kundër Atletico Madridit në nëntor, duke realizuar një “hat-trick”, në “Vicente Calderon”, kur Real Madridi fitoi 3-0. Në përgjithësi, katër herë fituesi i “Topit të Artë” ka shënuar 26 herë në sezonin 2016-2017, përfshirë 19 gola në La Liga. Qysh nga lëndimi, që pësoi në finalen e “Euro 2016”, kundër Francës, CR7 ka luftuar për ta rimarrë veten përsëri në këtë sezon, por Atletico Madridi është gjithmonë një derbi i veçantë për portugezin. Asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë gola kundër Atletico Madridit nën drejtimin e Diego Simeones se portugezi. Ai vjen në këtë përplasje mjaft i freskët, sepse u çlodh në mesjavë, nuk luajti kundër Leganés. Ronaldo kishte një karton të verdhë, ndaj një tjetër do të thoshte pezullim për këtë derbi. Pavarësisht efikasitetit të madh me gola kundër Atletico Madridit, që prej mbërritjes së Simeones (14 gola në të gjitha garat), Ronaldo ka pasur më shumë vështirësi në gjetjen e rrjetës në takimet e fundit mes dy skuadrave. Ai u ankua pas humbjes së derbit në shkurtin e vitit të kaluar, kur tha se lojtarët kyç të Real Madridit ishin jashtë, të lënduar. Kjo ishte një referencë për Gareth Bale dhe Karim Benzema, të dy, duke luftuar me dëmtimet përkatëse. Megjithatë, sulmuesi francez dhe anësori uellsian janë gati për ndeshjen e së shtunës, pasi u kursyen të tre në transferëtn e së mërkurës. Për krahasim, Griezmann ka shënuar 22 gola në sezonin 2016-2017, në të gjitha garat, 14 prej tyre në La Liga. 26-vjeçari është vazhdimisht duke u lidhur me një transferim gjatë verës te Manchester United, klub i cili, ndër të tjera, është i interesuar për nënshkrimin e tij. Megjithatë, Griezmann duket i lumtur tek Atletico Madridi dhe ka të ngjarë të qëndrojë aty, sepse është shumë i lidhur me Diego Simeone. Ishte një gol i Griezmann, ai që vendosi derbin e fundit në “Santiago Bernabeu”, teksa Atletico Madridi fitoi për sezonin e tretë rresht në shtëpinë e rivalëve të ashpër. Francezi ka shënuar në stadiumin e “Los Blancos” edhe si pjesë e Real Sociedad, kështu që ka tre gola në total, realizuar në “Bernabeu”. Momenti është i spikatur, për shumë arsye, që të zhvillohet një tjetër betejë brutale mes dy prej sulmuesve më të mirë të La Liga-s.