Shkup, 2 shkurt – Në kuadër të projektit të Ministrisë së Kulturës për konservimin dhe restaurimin e fasadave në çerdhet e vjetra të qytetit, është ripërtërirë edhe një objekt i locuar në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Bëhet fjalë për objektin në rrugën “Evlija Çelebia”, i cili është një nga dyqanet më të vjetra për ngjyrosje të tekstilit. Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska theksoi se ky dyqan daton që prej fillimit të shekullit 20 dhe përmban karakteristika autentike të ruajtura arkitektonike, tipike për dyqanet nga ajo periudhë. Me projektin për intervenime të konservimin-restaurimit, të cilin e kryejnë ekipe profesioniste të Qendrës konservatore-Shkup, u ruajtën vlerat e tij arikitektonike-stilistike dhe u mundësua kthimi i pamjes autentike të fasadës së këtij objekti. Ministrja informoi se janë ndërruar e tërë çatia, fasada dhe dritaret e dyqanit, për çka janë ndarë 2 milionë denarë. Janë ruajtur edhe kazanët ku përpunohen dhe ngjyrosen tekstilet. Pronarët, siç tha, shprehën kënaqësi nga tërë ajo që është bërë dhe që do të mund të vazhdojnë me punën e tyre dhe t’ua bartin zanatin djemve. Pronari i dyqanit “Hemboj”, Ekrem Neziri i shprehi falënderim ministres së kulturës, e cila, siç tha, e përmbushi premtimin.