Një ndër formatet më të shikuara televizive – BigBrother, rikthehet në ekranin e Top-Channel. Në faqen zyrtare të këtij formati janë publikuar të dhënat kryesore për të gjithë të interesuarit. Audicioni i parë do të mbahet Tiranë me 6 janar deri me 8 janar, ndërsa në Shkodër me 14-15 janar, Vlorë 21 dhe 22 janar. Ndërsa në Prishtinë me 28 dhe 29 janar. “Jeni të fejuar prej 1 muaji apo prej shumë vitesh? Jeni single dhe ëndërroni të gjeni dashurinë? Këtë vit Big Brother hap dyert e shtëpisë edhe për ju”, është fraza kryesore e këtij edicioni të BBA.