Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Arbër Ademi, së bashku me përfaqësuesen e përhershme të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Luiza Vinton, u.d. ambasador i Japonisë Tojokazu Kubota dhe kryetarit të Kumanovës, Zoran Damjanovski sot e shënuan rikonstruimin e rrugës kryesore në fshatin Tabanoc, investim me vlerë 173.000 dollarë.
Siç thuhet në kumtesën e programit të BE-së për ballafaqim me dëme nga vërshimet, rruga është e ridisenjuar që të sigurojë drenazh adekuat dje t’i zvogëlojë rreziqet nga vërshime gjatë të reshurave të mëdha. Projekti është i bërë me përkrahje financiare nga Qeveria e Japonisë.
Siuoas Tojokazu Kubota nga Ambasada japoneze, qeveria e Japonisë tërësisht i kupton sfidat humanitare dhe zhvillimore të cilat kriza e refugjatëve dhe e migrantëve i ka imponuar në komunat-nikoqirë, por edhe se paraqet prioritet afatgjatë që të t’i ndihmojnë këtij rajoni dhe njerëzve që jetojnë këtu. Aktivitetet tjera e këtij programi të UNDP-së përfshijnë ndërtimin e deponisë së re – sipas standardeve të Bashkimit Evropian dhe rikonstruimit të stacionit të pumpës në Gjevgjeli, për selektimin e mbeturinave në Kumanovë dhe furnizim të kamionëve dhe pajisjes tjetër për ballafaqim me mbetirunat në dy komunat.
Përfaqësuesja e përhershme Luiza Vinton tha se falë Qeverisë së Japonisë, ata punojnë në zgjidhjen e disa sfidave afatgjate zhvillimore, të cilat u paraqitën me krizën e refugjatëve. “Investimet në infrastrukturën transportuese, furnizimin me ujë dhe menaxhim me mbetiruna në dy komunat e prekura, do t’i përmirësojnë kushtet për jete për më shumë se 200.000 banorëve lokalë”, deklaroi Vinton.