Shkup, 14 maj – Ka përfunduar java e 33 në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë. Derbi lokal ndërmjet Rabotnickit dhe Vardarit përfundoi baras 2:2. Para ndeshjes futbollistët e Rabotnickit uruan kundërshtarët e tyre për fitimin e titullit të kampionit.
Renova me 1:0 mundi Sileksin duke vazhduar kështu betejën për pozitën e katërt, e cila aktualisht i takon Pelisterit, ndërsa kjo e fundit dje mundi Shkupin me 1:0. Autor i golit të fitores për skuadrën tetovare ka qenë Velinov.
Fitore ka arritur edhe skuadra tjetër tetovare Shkëndija. Me rezultatin 2:3 në cilësinë e mysafirit kuqezinjtë mundën Makedonija Gj.P. Kjo fitore për Shkëndijën ishte e para për trajnerin e ri Erhan Selimi, por pa vlerë duke marr parasysh se garën për titull që moti ata e kanë humbur
Pobeda më në fund është larguar nga pozita e cila qon në balotazh për mbijetesë. Me fitoren ndaj Shkupit javën e kaluar dhe sot kundër Bregallnicës me 1:2, skuadra nga Prilepi ka ikur nga zona e rrezikut, në të cilën tani gjenden futbollistët e Shkupit. (koha.mk)
Rezultatet:
Mkd.Gj.P. – Shkëndija 2:3
Rabotnicki – Vardari 2:2
Bregallnica – Pobeda 1:2
Renova – Sileksi 1:0
Tabela: Vardari 76, Shkëndija 65, Rabotnicki 53, Pelisteri 51, Renova 48, Sileksi 42, Pobeda 35, Shkupi 33, Bregallnica 21, Makedonija 19