Renault para pak kohësh ka filluar punën për prodhimin e modelit më të ri Megane RS, i cili pritet që të dal në treg në vitin 2018. Kohët e fundit kemi parë shumë foto të rreme se si do të duket Megane RS, por të pasionuarit pas makinave kanë arritur ta fotografojnë atë sa ishte duke u testuar në rrugë. Edhe pse Megane RS shihet i tëri i mbështjellë me material të kamufluar, mund të vërehet se nuk ka edhe shumë ndryshime të mëdha në formë nga modeli i kaluar. Megane RS thuhet se do të vjen me motorë 1.8-litra dhe 2.0-litra, ky i fundit do të ketë 300 kuaj-fuqi.