Prestigjiozja “Sun” e quan futbollistin shqiptar “patru”, për «Mirror» ai është thjesht “budalla”. Pak pas përfundimit të ndeshjes mes Arsenal dheBurnley (2:1), Granit Xhaka shkruajti: “Jam i zhgënjyer sesi përfundoi ndeshja ime sot.” Kjo si pasojë e dënimit me karton të kuq nga ndërhyrja e parregullt ndaj Steven Defour. Ky është kartoni i tretë i kuq gjatë sezonës dhe i nëntë nga 2014. “E pashpjegueshme ndërhyrja e Xhakës në mes të fushës,” shkruan media më e madhe e Zvicrës, Blick. Ngjashëm si me kartonin e kuq kundër Jon Moss në ndeshjen mes Arsenal vs Swansea. Por a ka mësuar Graniti prej gabimit kundër Swansea?
Granit do të mësojë
Arsene Wenger, shefi i tij, ka theksuar se Graniti duhet të mësojë dhe të mos bëjë gabime duke e lënë klubin në situatë të pakëndshme. Megjithatë Arsenali fitoi falë golit nga 11 metërshi i Alexis Sanchez në minutën e 98, informon botasot.info.
Rekordmeni i kartonëve të kuq
Askush nuk ia kalon Granit Xhakës me kartonë të kuq nga 2014 në pesë ligat më të rëndësishme europiane: Angli, Gjermani, Spanjë, Itali dhe Franc. Gjithashtu edhe në super ligat. Në Gladbach mori pesë karton të kuq, si asnjëherë në 53 vjet të Bundesligës gjermane. Tani është dënuar me katër ndeshje pezullim. Një kohë e mjaftueshme për të menduar dhe përmirësuar.