SPB Shkup nga ora 15:00 do të vendos regjim të veçantë të komunikacionit për automjetet në lëvizje dhe lëvizjen e këmbësorëve në pjesët e qytetit të cilat janë në afërsi të drejtpërdrejtë të Parkut të Qytetit për shkak të ndeshjes së sontme të futbollit midis klubit të Maqedonisë dhe të Spanjës, nga ora 20:45.
“Do të kufizohet lëvizja e automjeteve nëpër këto rrugë të cilat çojnë drejt stadiumit: bul. ‘Ilinden'”, rr. ‘Risto Shishkov’, rr. ‘Aminta Treti’, rr. ‘Naum Naumovski-Borçe’, si dhe përmes rrugëve të servisit në Parkun e Qytetit rreth stadiumit të futbollit”, kumtoi MPB-ja.
Kufizimi nuk do të vlejë vetëm për automjetet të cilat kanë akreditim për lëvizje nëpër rrugët e theksuara për hyrje drejt objektit të futbollit, ndërsa në lidhje me kufizimet e këmbësorëve nuk të vlejë vetëm për personat të cilët posedojnë bileta për ndeshjen.