Torino vazhdon të kërkojë 100 milionë euro për Andrea Belottin, ndërsa Paris Saint-Germaini është klubi i fundit që është refuzuar për shërbimet e tij. Futbollisti italian ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh në kontratën e tij që është valide vetëm për klubet jashtë Italisë dhe Granata nuk e ka në plan që të tërhiqet nga kjo shifër.