PËRBËRËSIT:
3 tasa të vegjël të mbushur me brokoli
2 tasa me lëng pule
1 tas me 2 lloje djathërash
1 tas karota të freskëta
1 qepë e madhe
2 thelpinj hudhër
1 tas të vogël me krem
4 lugë miell
4 lugë gjalpë
Gjysmë luge kripë, piper të zi dhe të kuq
PËRGATITJA: Në një tigan të madh hidhni lëngun e pulës, brokolin, qepën, hudhrën, karotat dhe ziejini të gjitha për rreth 7 minuta derisa përbërësit të zbuten. Në një tigan tjetër me nxehtësi mesatare hidhni gjalpin dhe miellin dhe përziejini. Hiqeni nga zjarri duke e bashkuar përbërjen me tasin e parë duke i miksuar mirë së bashku me kremin. Pasi ta nxirrni nga furra shtojini djathin, kripën dhe piperin dhe ziejeni sërish për 7 minuta.