Thjerrëzat janë ndër ushqimet më të shëndetshme. Kjo recetë është një mënyrë perfekte për të marrë proteina. Njihuni me përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes së kësaj supe.
PËRBËRËSIT:
1 gotë me thjerrëza
1 qepë
90 ml vaj ulliri
300 gram domate
2 lugë gjelle salcë domate
3 lugë gjelle uthull e kuqe
½ lugë gjelle piper i zi
2 lugë gjelle majdanoz i copëtuar
½ lugë gjelle borzilok
3 thelpinj hudhër
3 gjethe dafine
PËRGATITJA:
Shpëlajini thjerrëzat dhe hidhini në një tenxhere me ujë të kripur. Vendosini në zjarr të ngadaltë të ziejnë. Vendosni një tigan me vaj ulliri në zjarr dhe skuqni qepën dhe majdanozin, transmeton shije.al. Shtojini në tenxheren me thjerrëza. Hidhni në të gjethet e dafinës, hudhrat e copëtuara, borzilokun, piperin, domatet e prera dhe salcën e domateve. Gatuajini në zjarr mesatar. Shërbejini me uthull të kuqe.