E kishit menduar se orizin mund ta kombinoni me lakra dhe të japë si rezultat një pjatë shumë të shijshme? Nëse jo, është koha ta provoni. Nuk do të zhgënjeheni…
PËRBËRËSIT:
1 gotë oriz kaf
2 ½ gota ujë
¼ lugë çaji kripë
1 thelpi hudhër
2 lugë gjelle xhenxhefil
½ gotë qepë të copëtuara
2 gota lakra të copëtuara
1 ½ lugë gjelle vaj ulliri
1 gotë karota të grira
2 lugë gjelle salcë soje
½ gotë borzilok
PËRGATITJA:
Zieni orizin në një enë me ujë të kripur për rreth 40 minuta në temperaturë shumë të ulët. Kujdes, mos e përzieni gjatë kohës që gatuhet. Largojeni nga zjarri dhe hidheni në një enë të cekët. Vendoseni në frigorifer për 1 orë. Shtoni vajin e ullirit në një tigan mesatar, transmeton shije.al. Shtoni qepën dhe xhenxhefilin dhe skuqini për 5 minuta. Shtoni lakrat dhe karotat dhe gatuajini për 1 minutë shtesë. Hidhni hudhrën dhe skuqeni për 30 sekonda. Shtoni më pas orizin e gatuar dhe ngroheni për 4 minuta. Në fund shtoni edhe salcën e sojës dhe orizi është gati për t’u shërbyer.