Nëse nuk i keni provuar ende petullat e ëmbla, kjo është receta perfekte që ju duhet. Mund t’i përgatisni për iftarin e parë. Nuk ka asnjë filozofi në përgatitjen e tyre, mjafton të ndiqni udhëzimet e recetës.
PËRBËRËSIT:
3 gota miell
3 lugë çaji pluhur pjekje
½ lugë çaji kripë
¼ gotë sheqer
¼ lugë çaji kanellë
3 vezë
2 gota qumësht
3 lugë gjelle gjalpë i shkrirë
PËRGATITJA:
Kombinoni në një tas mesatar miellin, pluhurin pjekës, kripën, sheqerin dhe kanellën. Rrihni vezët dhe më pas hidhni në të qumështin ngadalë. Shtojeni më pas te përzierja me miell dhe përziejini që të merrni një masë brumi homogjene. Vendosni një tigan në zjarr dhe shtoni në të gjalpin. Hidhni pak nga masa e brumit dhe piqini petullat nga të dyja anët. Ndiqni të njëjtën procedurë derisa të përfundoni të gjithë brumin e petullave.