Përgatitini mëlçitë e viçit vetëm kështu nëse dëshironi të provoni një shije akoma më të veçantë. Mësoni në recetën e mëposhtme përbërësit dhe mënyrën se si ta përgatisni këtë pjatë.
PËRBËRËSIT:
900 gram mëlçi viçi
1 1/2 gota qumësht
1/4 gotë gjalpë
2 qepë
2 gota miell
Kripë
Piper
PËRGATITJA: Prijini mëlçitë në copa mesatare, shpëlajini me ujë dhe më pas vendosini në një tas. Hidhni në të qumështin dhe lërini mënjanë. Shkrini 2 lugë gjelle gjalpë në një tigan dhe skuqni qepët e prera në formë unaze derisa të zbuten. Vendosini në një pjatë dhe lërini mënjanë. Kombinoni miellin me pak kripë dhe piper në një pjatë. Kulloni mëlçitë dhe kalojini në përzierjen me miell. Shkrini gjalpin e mbetur dhe renditini mëlçitë në tigan. Shtoni më pas qepët dhe ulni temperaturën. Gatuajini për disa minuta. Vendosini në një pjatë dhe janë gati për t’u shërbyer.