Një supë e shpejtë e cila gatuhet në jo shumë minuta dhe me disa përbërës të cilët kur kombinohen bashkë sjellin një shije të mrekullueshme…
PËRBËRËSIT:
- 3 patate
- 5 thelpinj hudhër
- 1.5 l ujë
- 2 koncentratë pule
- 2 lugë gjelle kos
- 1 lugë gjelle mustardë
- Majdanoz
- Kripë
- Piper i zi
PËRGATITJA: Qërojini patatet, grijini në rende dhe shtojini në një tenxhere me ujë dhe kripë. Vendosini në zjarr të ziejnë në temperaturë mesatare. Shtoni më pas në të koncentratët e pulës dhe hudhrat e grira dhe lërini të ziejnë përreth 15 minuta. Hidhni në të edhe majdanozin e copëtuar dhe pak piper të zi. Në një enë të vogël miksoni kosin dhe mustardën dhe shtojini në supë. Largojeni nga zjarri dhe supa është gati për t’u servirur.