Skuadra e Real Madridit ka fituar finalen ndaj Kashimas me rezultat 4:2, pas kohës shtesë, për tu shpallur kampion i ri i Botës për klube. Los Blansoc ka kaluan në epërsi qysh në minutën e tetë nëpërmjet Karim Benzemas. Por, skuadra japoneze befasoi ekipin e Ziedine Zidanit duke kaluar në avantazh 1:2 me dy golat e Gaku Shibasaki (44 dhe 52). Por, Cristiano Ronaldo nuk lejoi befasi dhe barazoi rezultatin në 2:2, në minutën e 60, duke e quar ndeshjen në vazhdime. Në vazhdime, Los Blancos shënuan edhe dy gola nëpërmjet Cristiano Ronaodos (97 dhe 104), duke siguruar trofeun e Kupës së Botës për Klube.