Sipas medieve spanjolle, klubi mbretëror ka arritur marrëveshje për transferimin e portierit belg për afatin kalimtar veror, përcjell Telegrafi. Megjithatë, marrëveshja me klubin londinez, Chelsean, nuk ka ardhur ende pasi Antonio Conte kërkon shkëmbim me sulmuesin Alvaro Morata. ‘Blutë’ e Londrës janë gati të bëjnë marrëveshje vetëm në këtë variant, duke llogaritur të dy futbollistët në shifrën e 50 milionë eurove. Marrëveshje mund të vjen shpejt, pasi thuhet se Courtois ka blerë shtëpi në qytetin e Madridit, duke dashur të bashkohet përsëri me familjen e tij që jetojnë në kryeqytetin spanjoll.