Mançester Siti është duke këmbëngulur sërish për mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonuçi, i cili ishte afër ta transferohej në Angli verën e kaluar. Por, sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, në garë tani ka hyrë edhe Real Madridi. “La Gazzetta dello Sport” raporton se Los Blancos e shohin Bonuçin si zëvendësuesin ideal të Pepes, i cili do të largohet nga “Santiago Bernabeu”. Portugezit i skadon kontrata me Real Madridin në fund të qershorit dhe ende nuk ka sinjale të rinovimit të saj qoftë edhe për një sezon. Megjithatë si Siti ashtu edhe Real Madridi, do ta kenë të vështirë t’ia mbushin mendjen mbrojtësit italian, i cili në dhjetor të vitit të kaluar rinovoi kontratën deri në vitin 2021. Bonuçi ka luajtur një rrol shumë të rëndësishëm në sezonin fantastik të Juves, ku deri më tani kanë fituar Skudeton dhe Kupën e Italisë, derisa janë edhe në kërkim të Ligës së Kampionëve, për ta kompletuar tripletën e famshme. Bonuçi ka bërë 44 paraqitje për Juven këtë edicion, duke shënuar pesë gola.