Shkup, 4 maj – Nikolla Gruevski e ka mbështetjen maksimale të Komitetit ekzekutiv dhe atij Qendrorë. Më e rëndësishme se gjithçka është fakti se Nikolla Gruevski është politikan i cili ka besueshmëri më të madhe mes qytetarëve, thuhet në demantin e VMRO-së pas informatave në disa media se brenda kësaj partie ka zëra që kërkojnë ndërrimin e tij. Më tej nga VMRO theksojnë se Nikolla Gruevski e udhëhoqi partinë edhe në fitoren e fundit zgjedhore, në të cilën shumica e qytetarëve votuan për programin e VMRO-së. Sipas VMRO-DPMNE-së, lideri i LSDM-së Zoran Zaev i ka vërshuar mediat nën kontrollin e Sorosit, me lajme të rreme me qëllim që ta defokusojë opinionin nga futja e flamurit të Republikës së Shqipërisë në Parlamentin e Maqedonisë.