Sergio Ramos u largua nga Santiago Bernabeu vetëm me të brendshme. Është normale që një lojtar t’i dhurojë fanellën e tij ndonjë tifozi fatlum në shkallët e stadiumit, pas përfundimit të çdo ndeshjeje – por diçka e pazakonshme i ka ndodhur Ramosit pas ndeshje me Real Sociedad, ku Real Madridi fitoi 3:0, transmeton Gazeta Express. Kapiteni i Los Blancos iu afrua një tifozi për t’i dhënë fanellën e tij dhe si një lloj shkëmbimi e në shenjë mirënjohje, tifozi nuk e la të largohet Ramosin duarthatë. Tifozi i cili mori fanellën e kapitenit, mediat spanjolle raportojnë se i dhuroi spanjollit ushqim si dhuratë. Natyrisht, Ramos si një shembull i vërtetë brenda dhe jashtë fushe, e pranoi si dhuratë atë që i ofroi tifozi. Kjo nuk ishte e tëra, pasi Ramos u largua nga stadiumi vetëm me të brendshme.