Kryeministri Edi Rama, që nga ora 09:00 ndodhet në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, në selinë e Kryesisë së Kuvendit. Qëndrimi i Ilir Metës të hënën, kur kërkoi një qeveri të besimit, provokoi të martën disa reagime të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, që riaktivizuan vullnetin për dialog. Mbrëmjen e së martës, kryeministri Edi Rama i tha kryetarit të opozitës se ishte i gatshëm për dialog sa herë Partia Demokratike do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo. Rama i tha Bashës ta caktojë vetë vendin dhe orën. Në Tëitter-in e kryeministrit mungojnë kushtet që ai kishte deklaruar në drekën e së martës, kur mirëpriti përpjekjen e bashkëkryetarit të koalicionit Ilir Meta për zgjidhje që kënaq Partinë Demokratike.
“Kushtetuta jonë është shumë e qartë. Zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor. Kushtetuta është shumë e qartë, qeveria është vullnet i shumicës. Nëse biem të gjithë dakord me Kushtetutën, unë jam i bindur se mund të biem dakord me gjithçka tjetër”, thonte Rama. (tch)