Kryeministri Edi Rama,njoftoi në rrjetet sociale për një takim privat me Presdientin e Turqisë, Erdogan mbi projekte të rëndësishme strategjike, në infrastrukturë dhe veçanërisht infrastrukturën aeroportuale. Me Erdogan kryeministri Rama diskuton mundësinë e finalizimit të projekteve të mëdha në infrastrukturë që pritet të nisin gjatë këtij viti, siç është ai për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Rama shkruan: “Drekë në Stamboll me Presidentin Erdogan për projektin e aeroportit të Vlorës, linjën ajrore shqiptare e investime të tjera strategjike.” Ky takim vjen pak ditë pasi kryeministri Rama lançoi programin e qeverisë “1 miliard dollarë” dhe aeroporti i Vlorës, parashikohet të jetë një prej tyre, duke ndikuar drejtpërdrejtë si nxitës i zhvillimit të turizmit, punësimt dhe ekonomisë. Gjithashtu Kryeministri Rama diskuton me Erdogan për mundësinë e thithjeve të investitorëve nga Turiqa për të aplikuar në programin më të madh të investimeve prej “1 miliard Dollarë”.Takimi me Erdogan vjen pas një vizite 2 ditore të Kryeministrit Rama në Kosovë, ku u takua me faktorin politik atje.