Shkup, 28 shkurt – Java e 21 e Ligës së parë futbollistike të Maqedonisë e cila do të zhvillohet këtë fundjavë, ka pësuar ndryshime në orar. Në fakt, një përballje do të zhvillohet të shtunën, ajo mes Rabotniçkit dhe Renovës në ora 14.00 në stadiumin “Telekom Arena”. Nga skuadra “romantike” bëjnë të ditur se në përdorim do të lëshohet vetëm tribuna jugore, ndërsa në tribunën veriore do të mund të hyjnë vetëm ekipet e gazetarëve. Në prag të kësaj përballje, Rabotniçki gjendet në pozitën e katërt me 32 pikë, ndërsa skuadra shqiptare është e pesta me 27 pikë. Derisa, në xhiron e kaluara të dyja ekipet kanë luajtur baras. Rabotniçki luajti 1:1 me Shkupin në Çair, ndërsa Renova luajti 2:2 në Tetovë kundër Makedonija Gj.P. (koha.mk)