Shkup, 30 mars – Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) më shumti ka dështuar në realizmin e funksionimit të kompetencave që kanë të bëjnë më mbikëqyrjen dhe kontrollin sidomos për ata lëndë që kanë të bëjnë më monitorimin e keqpërdorimeve të mjeteve financiare gjatë proceseve zgjedhore. Ky është konstatimi i përgjithshëm i raportit për monitorimin e punës së Komisionit për antikorrupsion nga viti 2006 e deri në vitin 2015 të cilin të enjten e prezantoi Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN). “Edhe pse Komisioni shtetëror për antikorupsion ka për obligim të lufton korrupsionin gjatë proceseve zgjedhore dhe për këtë të përgatisë raport të veçante për mundësit e keqpërdorimeve të mjeteve financiare nga buxheti dhe mjeteve nga fondet publike për fushat zgjedhore apo për financimin e ndonjë aktiviteti tjetër partiak dhe të përgatis raport e të njëjtin t’ja dorëzoj Parlamentit për shqyrtim dhe miratim gjatë këtyre 8 cikleve të fundit zgjedhore nga viti 2006 komisioni shtetëror për antikorrupsion nuk ka dorëzuar asnjë raport me arsyetim se gjatë fushatave zgjedhore nuk ka pasur keqpërdorime te mjeteve financiare nga buxheti shtetëror nga ana e partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje. Pra kjo njehërit dëshmon se sa ky komision nuk ka kryer punën e saj sa i përket luftës kundër korrupsioni gjatë 10 viteve të fundit”, tha Marija Sazdevska , nga QMBN-ja gjatë prezantimit të raportit. Gjithashtu sipas Sazdovskit dy vitet e fundit edhe pse Komisioni për antikorupsion ka një numër shumë të vogël të punësuarve dhe buxhet për 3 herë më të lartë se në vitin 2006 ka realizuar 10 herë më pak lënde dhe at nga 1.114 lëndë në vitin 2007 të pranuar ky numër është ulur pothuajse për 10 herë më pak gjegjësisht 127 lëndë të pranuara në vitin 2015. “Ka rënie drastike të paraqitjes së lëndëve për korrupsion nga ana e qytetarëve deri të Komisioni për antikorupsion dhe at nga 1.114 lëndë në vitin 2007 të pranuar ky numër është ulur pothuajse për 10 herë më pak gjegjësisht 127 lëndë të pranuara në vitin 2015. Kjo tregon qartë se qytetarët shumë pak besojnë në punën e Komisionit për antikorrupsion dhe se opinioni e njohin këtë si institucion që nuk shqyrton lëndët ku ka dyshime të forta për korrupsion. Komisioni për momentin ka 27 të punësuar dhe buxhet buxhet prej 564 mijë eurove ndërsa në vitin 2006 buxheti kishte vlerën prej 170 mijë euro”, tha Sazdevska . Njëherit sipas Sazdevskës raporti nxjerr në sipërfaqe dhe faktin se Komisioni për antikorrupsion ka dështuar në evidentimin e dhe monitorimin e pronës së funksionarëve.”Në vazhdimësi ka ulje të kontrollimit të listave anketuese të personave që kanë ushtruar apo ushtrojnë funksione shtetërore. Nëse në vitin 2011 kishim 126 lista anketuese të kontrolluara të funksionarëve shtetëror në vitin 2015 gjithsejte janë kontrolluar vetëm 43 lista anketuese të persona që momentalisht kryejnë funksione shtetërore”, tha Sazdevska . Po ashtu sipas Sazdevska dy vitet e fundit bie edhe numri i kërkesave për udhëheqjen e proceseve ndëshkuese për shkak se nuk kanë dorëzuar listë anketuese. Nga 58 procese ndëshkuese për mos dorëzimin e listës anketues në vitin 2011 në vitin 2015 Komisioni për antikorrupsion ka dorëzuar vetëm 7 kërkesa për procese ndëshkuese për mos dorëzim të listës anketuese”, tha Sazdevska. Gjithashtu sipas Sazdevska raporti rezulton më të dhënën se njëherit kemi rënie drastike të kërkesave për kontrollimin e gjendjes faktike të pronave të deklaruara si dhe ngritje të iniciativave për ndjekjen e personave para organeve gjyqësore të personave të emëruar në poste shtetërore për kryerje të veprave kriminale. Nga 102 iniciativa të ngritura nga viti 2007, 27 janë ngritur në vitin 2008 ndërkaq në vitin 2015 janë ngritur vetëm 2 iniciativa për ndjekje penale të peronave që ushtrojnë funksione shtetërore. Nga viti 2008 janë ngritur procese gjyqësore për 96 persaona, 2 nga këta janë funksionarë të lartë, 59 funksionarë të mesëm dhe 35 funksionarë të niveli të ulët”, tha Sazdevska . Edhe pse Komisioni për antikorrupsion nga viti 2016 ka filluar me zbatimin e Regjistrit e pronave që të funksionarëve ushtrojnë funksione shtetërore Sazadovska tha se ky regjistër nuk funksionon si duhet gjegjësisht nuk azhurohen të dhënat për gjendjen e ndryshimit të pronave në listat anketues të funksionarëve. “Me siguri Regjistri nuk azhurohet sepse institucionet shtetërorë nuk dorëzojnë në kohë të dhënat për personat që ushtrojnë pozita shtetërore. Megjithatë edhe në këtë drejtim Komisioni për antikorrupsion ka dështuar për shkak se deri më sot nuk ka nisur asnjë proces pranë gjykatave për të gjobitur institucionet se nuk bashkëpunojnë me komisionin për antikorupsion për mos dhënien e informacioneve për pronat e e personave të emëruar në pozita të ndryshme shtetërore”, tha Marija Sazdevska nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar. (Z.V.)