Shkup, 7 korrik – Menaxheri i njohur nga Dibra, Shkumbin Qormemeti është i famshëm në Shqipëri për faktin se ka transferuar në futbollin rus disa nga futbollistët e kombëtares shqiptare, apo edhe Bernard Berishën, por menaxheri i njohur nuk punon vetëm në këtë linjë. Ditët e fundit Qormemeti ka mundësuar transferimin e një talenti ekuadorian nga Çellsi te Rostovi bën të ditur “sportekspres”, transmeton gazeta “KOHA”.
Bëhet fjalë për Hosimar Kuintero, 20-vjeçar, i cili deri tani luante me ekipin U-23 të Çellsit, duke dalë kampion Evrope me “blutë” dhe duke luajtur edhe në dy ndeshje kupe me ekipin e parë të Kontes këtë sezon. Megjithatë, hapësira e paktë në ekipin e parë ka bërë që mesfushori i talentuar të kërkojë largimin dhe ka zgjedhur rusët e Rostovit. Kuintero u transferua nga Barcelona te Çellsi në vitin 2013.