Protestuesit pushtuan rrugët e Meksikës këtë vikend si pjesë e ngjarjes vjetore që zhvillohet në më shumë se 70 qytete të botës. Këta çiklistë mblidhen si pjesë e World Naked Bike Ride që shpreson ta tërheqë vëmendjen ndaj pasigurisë së çiklistëve në rrugë. Sipas WNBR-së, kodi i veshjes për këtë ngjarje është që “të zhvishesh aq sa guxon”, porse inkurajohet lakuriqësia e pjesshme ose e tërë.