Zejnulla VESELI
Shkup, 10 maj – Menjëherë pas formimit të qeverisë së re komuniteti i biznesit kërkon organizimin e një tryeze, sa më shpejtë të jetë e mundur më të gjitha odat ekonomike përfaqësuese të komuniteteve të biznesit, për të diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohet kompanitë private dhe pasojat negative për shkak të krizës politike trevjeçare. Nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOEM) edhe pse thonë se herët është të flitet për kërkesat e dhe se këto kërkesa do t’i shpalosin menjëherë pas formimit të qeverisë së re duke theksuar se tanimë është koha qe qeveria ta kthejë besimin të komuniteti i biznesit dhe të filloj të mbisundon ligjit të njëjta për të gjithë qofshin firma vendore apo investitorë të huaj. Sipas LOEM, fokusi i Qeverisë së re duhet të jetë tek kompanitë vendore dhe të investohet në zhvillimin e tyre si gjenerator të rritjes ekonomike dhe rritjes së ekonomisë nacionale. “Është më se e domosdoshme të krijohen mekanizma funksional për luftimin e ekonomisë së zezë ku the kemi më se paku të hyra në buxhet përmes pagesave tatimore dhe kontributeve. Ekonomia e zeze paraqet konkurrence direket jo lokale kompanive vendore e cila në një mënyrë po e dëmton ekonominë e vendit. Deri më sot janë dorëzuar disa masa nga ana e odave ekonomike të cilat dukshëm do të ndikonin në përmirësimin e situatës së rëndë ekonomike dhe do të luanin rol të drejtpërdrejtë në zvogëlimin e këtij trendi negativ të informalitetit. Por për fat të keq në praktikë ende këto masa nuk kanë filluar të implementohen”, thotë Daniella Arsova, kryetare e LOEM-it. Njëherit, sipas Arsovës, prioritet i qeverisë së re duhet të jetë më shumë përkrahje kompanive eksportuese më një strategji konkrete të përkrahjes afatgjate për rritjen e eksportit përmes subvencionimeve për sigurim të resurseve që janë të domosdoshme për përmirësimin e pozitës në tregjet ndërkombëtare. Pritshmërinë e Odave ekonomike janë të mëdha por ajo që qeveria e re pas formimit në fokus duhet të ketë që biznesit ta çlirojë nga kriza e rëndë politike që të mund të marrin vendime për investime të reja si dhe të kthen borxhin që qeveria ka ndaj biznesit privat. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) nga qeveria e re presin që prioritet të këtë luftën ndaj informalitetit , korrupsionit dhe trajtim të njëjtë sa i përket lehtësime fiskale me ato të investitorëve të huaj si dhe komunitetet e biznesit njëherit do të kërkojnë edhe rritjen e rrogës minimale të premtuar gjatë fushatës parazgjedhore nga lideri i LSDM-së tani mandatar i mundshëm për formim të qeverisë gjegjësisht për të venë afatet apo datat e përcaktuara të rritjes graduale të rrogës minimale. “Sigurisht që krahas shumë detyrave që do ti ketë kjo qeveri, komuniteti i biznesit presin që fokusi të jetë në rritje dhe zhvillim ekonomik të vendit. Në çdo paraqitje të OEMVP-së si prioritete qeveritare qoftë qeverisë së kaluar por edhe kësaj që vinë i kemi bërë më dije postulate e funksionimit të shtetit demokratik siç janë; mbisundimi i ligjit ose zbatimi joselektiv i ligjeve si parakusht për shtetin e së drejtës, përmirësim i qasjes në financa dhe përfundimisht në fokus të jenë kompanitë vendore dhe jo vetëm ato të huajat si dhe sitmulimi i inovacioneve dhe konkurueshmërisë”, thotë Nebi Hoxha , kryetar i OEMVP-së. Me qëllim të përmirësimit të gjendjes së rënduar ekonomike të vendit, Hoxha thotë se presim për një periudhë afatshkurta të kemi një rebalanc të buxhetit dhe eliminimin e shpenzimeve jo produktive si dhe përkushtim më i madh në drejtim të rritjes së investimeve kapitale. “Në këtë periudhë të fillohet dialog konstruktiv me të gjithë akterët relevant me qëllim të ristruktuimit të shpenzimeve buxhetore. Një ashtu të fillohet dhe me krijimin e një strategjive për zhvillim ekonomik në të cilën do të konsultohen të gjitha grupet qëllimore sepse nëse nuk bëhet kjo atëherë qeveria do të humbet me masa të njëpasnjëshme për problemet e ndryshme. Dhe përfundimisht Qeveria e re kthejë besimin te komuniteti i biznesit dhe të mbisundojë ligji i njëjtë për të gjithë”, thotë Hoxha.