Qeveria përgatit draft agjendë me masat dhe aktivitete të cilat duhet të ndërmerren në kontekst të eurointegrimeve, ndërsa të cilat të hënën do t’i prezantohen eurokomisarit, Johanes Han gjatë vizitës së tij në Shkup. Zëvendëskryeministri i eurointegrimeve, Bujar Osmani para seancës së sotme tematike të Qeverisë kushtuar procesit të eurointegrimeve, deklaroi se qëllimi është të konfirmohet vullneti i fuqishëm për zbatimin e reformave dhe të shfrytëzohet klima pozitive që u krijua, siç tha, pas formimit të Qeverisë së re në relacionet mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, por edhe në korniza rajonale duke pasur parasysh se tre shtete nga rajoni së shpejti do ta udhëheqin me Bashkimin Evropian nga Bullgaria, pastaj Austria dhe Rumania.
“Ne u zotuam se në mënyrë agresive do t’i adresojmë prioritet e ardhshme reformuese. Shohim dritare të mundësisë të ngjitemi në këtë energji, në këtë klimë pozitive që të mund të dërgojmë sa më shpejtë dhe të mundemi fillimisht ta heqim këtë rekomandonim të kushtëzuar, ndërsa pas zgjedhjeve lokale të marrin rekomandim të pastër pa kushte që eventualisht të fitojmë mundësi për datë për fillimin e negociatave”, tha Osmani.
Ai informoi se Qeveria edhe një herë pas takimeve në Bruksel ka formuar Ad hok komision ekspertësh i cili përgatiti plan aksionar për atë ç’farë mund të realizojë që t’i përmbush pritjet e partnerëve ndërkombëtar edhe atë të konkretizuara në qëllime dhe masa afatshkurta dhe afatgjata, si dhe institucione me kornizë kohore kur duhen të realizohen këto reforma.