Qeveria dhe opozita të përkushtohen në reformat prioritare

29

Qeveria e re së bashku me opozitën duhet të përqendrohen në zbatimin e prioriteteve të reformave urgjente dhe në Marrëveshjen e Përzhinos, për të kthyer vendin përsëri në rrugën  euroatlantike, ka deklaruar komisioneri Johannes Han në një intervistë pwr European Western Balkans. Han mes tjerash  ka theksuar se sa i përket reformave në pjesën e sundimit të ligjit, ai ka dërguar ekspertin gjerman Reinhard Priebe dhe ekipin e tij për të ndihmuar vendin.  “Siç kemi njoftuar më herët, kemi dërguar ekspertë të të drejtës përsëri në Shkup që të ndjekin zhvillimet në lidhje me rekomandimet nga 2015 dhe që të këshillojnë qeverinë e re për çështjet sistematike të sundimit të së drejtës. Pribe ka vizituar, tashmë vendin më 27 qershor. Pas vizitës së tij, i gjithë ekipi do të vizitojë Shkupin nga 17 deri 21 korrik.”, ka thënë Han. Lidhur me kontestin për emrin, ai thotë se BE-ja është e gatshme për të ndihmuar për të gjetur një zgjidhje. “Ne vlerësojmë përpjekjet e kryeministrit maqedonas dhe qeverisë së tij për të arritur deri tek kolegët e tyre në Greqi dhe Bullgari. Është e rëndësishme për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për kontestin me emrin dhe rrugën që të çon përpara. BE-ja është e gatshme për të ndihmuar këtë proces të udhëhequr nën patronazhin e OKB-së dhe për të lehtësuar kontaktet nëse është e nevojshme”, ka thënë Komisioneri i BE-së, Johanes Han.

Comments are closed.