Zhenhu ndodhet në perëndim të qytetit Suzhou në provincën kineze Jiangsu dhe njihet si një qytet i lashtë, që ruan kulturën Wu dhe Taihu. Por Zhenhu cilësohet dhe si toka e qumështit dhe mjaltit. Një traditë e lashtë e këtij qyteti është dhe qëndisja e njohur këtu si qëndisja Su. Në Zhenhu gjendet një qëndisje me përmasa të mëdha prej 1700 metrash, që vlerësohet si një nga më të arrirat e Galerisë së Arteve të Qëndistarisë së Kinës. Ka shumë legjenda për qëndisjet dhe secila prej tyre duket si e mbështjellë me mister, gjë që tregon se me sa pasion e kanë ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi artizanët këtë thesar të kulturës kineze. Qëndisja Su është ndër 4 stilet e famshme të qëndistarisë kineze Emri i qëndisjeve Su vjen nga qyteti i origjinës së saj Suzhou. Qëndisjet e stilit Su janë të famshme për pasqyrimin e peizazhit, me figura lulesh dhe zogjsh, tepër të ngjashëm me ata realë. Qëndisjet më të realizuara janë ato që punohen sipas vizatimit të hijeve.
Katër stilet e qëndistarisë kineze
Arti i qëndisjes në Kinë ka një traditë të konsoliduar dhe përbëhet nga 4 stile kryesore, të njohura si stili Xiang, me origjinë nga provinca qendrore Hunan; stili Yue nga provinca jugore Guangdong; stili Xu nga provinca lindore Jiangsu dhe stili Shu nga provinca jugperëndimore Sichuan. Qëndisjet e stilit Su shprehin finesën dhe origjinalitetin e kulturës aziatike në përgjithësi, por të asaj kineze në veçanti.
Zanafilla e qëndisjeve Su
Qëndisjet Su datojnë 2600 vjet më pare, por ka prova se ato mund të jenë krijuar qysh në vitet 220-280 të erës sonë. Gjatë dinastisë Ming Ming (1368-1644), pothuajse çdo familje në provincën Jiangsu kultivonte krimbin e mëndafshit dhe madje – çdo anëtar familjeje dinte të qëndiste me fije të mëndafshtë. Atëkohë ishte shumë i famshëm stili i pikturave Wu, të shquara për peizazhet dhe portretet. Pikërisht ky stil pikture frymëzoi qëndistarët që nisën të krijonin veprat e tyre, bazuar në modelet e pikturave. Kohën më të artë qëndisjet e stilit Su e patën gjatë dinastisë së fundit të Kinës, Qing (1644-1911) kur ato u bënë mjaft popullore dhe simbolizonin lumturinë dhe jetëgjatësinë. Shumë familje kineze të asaj periudhe, ato të pasura të elitës shoqërore, por dhe familje të shtresës së mesme kishin veshje të qëndisura me stilin Su, apo mbulesa shtrati e jastëkësh, por edhe çanta të qëndisura e këpucë. Gjatë fillimit të viteve Shen Yunzhi, një qëndistare e njohur nga Suzhou, krijoi një teknikë të re që i dha qëndisjeve një efekt tridimensional. 8 ditëlindjen e Personaliteteve të Pavdekshme, që ajo e punoi për 70 vjetorin e perandoreshës Dowager Cixi u nderuan me një çmim të lartë nga vetë perandoresha. Klima dhe toka pjellore e provincës Jiangsu ishte mjaft e favorshme për rritjen dhe kultivimin e krimbit të mëndafshit. Ndaj me kalimin e kohës kjo province kineze u bë mjaft e njohur për cilësinë e lartë të mëndafshit. Pikërisht kjo e bëri të famshëm stilin e qëndisjeve Su, për formën e tyre artistike, cilësinë e lartë të punimit dhe origjinalitetin. Artistët qëndistarë nga Jiangsu prodhuan punime në mëndafsh për familjet perandorake, por dhe familje të tjera. Kjo traditë nuk ka humbur as sot, kur qëndisjet e stilit Su përdoren nga protokolli i shtetit për dhuratat që liderët kinezë u ofrojnë në shenjë miqësie liderëve të vendeve të ndryshme, gjatë vizitave të tyre në këto vende.
Qëndisjet e stilit Su, një trashëgimi kombëtare
Një nga artistët që ka ndikuar në ruajtjen e kësaj trashëgimie artistike të Kinës Yao Jianping thotë se “qëndisjet e stilit Su ndonëse tradicionale janë të punuara me mjeshtëri të lartë dhe kanë ngjyra të fisme”. Njerëzit i pëlqejnë sepse ato pasqyrojnë jetën e përditshme. Përmbajtja e formës së qëndisjeve dhe përmasat e tyre kanë ndryshuar me kalimin e kohës.